KRYEFAQJA » LAJME » Socialisti Gramoz Ruçi zgjidhet kreu i parlamentit shqiptar
Kreu i parlamentit Ruçi në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Uashington

Socialisti Gramoz Ruçi zgjidhet kreu i parlamentit shqiptar

Parlamenti shqiptar zgjodhi sot me shumicë votash zotin Gramoz Ruçi si kryetar të tij. Rezultati i votimit shprehte dhe raportin e forcave politike pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Zoti Ruçi mori 80 vota, ku duken qartë votat pro të socialistëve dhe aleatëve të tyre, si dhe 40 votat kundër të opozitës. 19 deputetë e LSI nuk morën pjesë në votim, ndërsa 1 deputet abstenoi. Megjithatë nga shifrat shihet që të paktën 3 vota kanë rrjedhur nga opozita, pasi PDIU kish deklaruar tre vota pro.
Opozita e kishte paralajmëruar votën kundër. Sipas saj kundërshtia qëndronte në faktin se zoti Ruçi ka qenë ish ministër i brendshëm në kohën e diktaturës komuniste. Në atë kohë asaj ju atribuan disa krime të shëmtuara ndaj të rinjve shqiptarë që po përpiqeshin të kalonin fshehtas kufirin, dhe veçanërisht vrasja në 2 prill në Shkodër e katër të rinjve pas një proteste lidhur me zgjedhjet e para pluralste që u mbajtën në Shqipëri më 31 maj 1991, për të cilat opozita e kohës tha se u manipuluan nga komunistët.
Por zoti Ruçi konsiderohet ndër deputetet më jetëgjatë dhe më me reputacion në parlamentin shqiptar. Ai ka qenë ndër figurat kryesore të PS në kohën kur ajo ka qenë në opozitë dhe në pushtet. Për legjislatura të tëra ai ka qenë kreu i grupit parlamentar socialist, pjestar në grupet e bisedimeve mes palëve dhe kontribues në zgjidhjen e mjaftë situatave të vështira politike që ka kaluar vendi. Zoti Ruç konsiderohet gjithashtu edhe një njeri me reputacion të padiskutueshëm në elektoratin shqiptar. Në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit ra në sy pozicionimi i tij në vendin e 9-të në listën e deputetëve të PS në qarkun e Fierit. Në këtë qark PS fitoi 10 deputetë dhe kontributi i zoti Ruçi vlerësohet si mjaftë i rëndësishëm.
Ndërkaq ish të përndjekur politikë dhe pjestarë të FRPD protestuan në godinën e ish burgun Burrelit, një nga ish burgjet famëkeqe kur në kohën e komunizmit diktatura burgoste kundërshtarët e saj. Veç kundështimit për zotin Ruçi ata kundërshtuan dhe zgjedhjen e zoti Fatmir Xhafa si ministër i brendshëm.

Sicred