KRYEFAQJA » LAJME » “Snoubordi”, “Binjaku” dimëror i “sërfit”

“Snoubordi”, “Binjaku” dimëror i “sërfit”

“Snoubord”-i është ekuivalenti i Lojërave Dimërore për “sërfin”.  Konkurrentët lëshohen tatëpjetë një shpati, duke e kontrolluar  panelin rrëshkitës nëpërmjet këmbëve dhe lëvizjes së trupit. Janë 5 nëndisiplinat e këti sporti në Olimpiadën Dimërore: Në sllagomin gjigand paralel, dy sportistët nisen njëkohësisht në pista të njëjta, të vendosura 20 deri në 27 metra larg njëra-tjetrës. Pista e rekomanduar është 550 metra e gjatë me një minimum prej 18 portash. Ai që mbërrin i pari në finish, fiton. Në krosin e “snoubard”-it, skuadra të përbëra nga 4-6 sportistë, që zbresin në një pistë rreth një km të gjatë, të mbushur me kurrize dhe kërcime. Stili akrobatik i shpatit është një zbritje e drejtë, por me pengesa, tuba metalikë dhe shkallë. Sportisti i “snoubord” ndërthur zbritjen përgjatë pistës, duke shmangur pengesat dhe duke interpretuar numra akrobatikë, që vlerësohet nga juria. Në garën e gjysmëharkut, garuesit interpretojnë kërcime, rrotullime dhe spirale në ajër, teksa përshkojnë një pistë dëbore të ngjeshur të në formën e gjysmërrethi. Juria e vlerëson paraqitjen në bazë të lartësisë, rrotullimeve, teknikës dhe vështirësisë. Më në fund, gara e madhe ajrore, që njihet ndryshe si “Big Air”,  konkurrentët e “snoubord”-it zbresin nga një kodër, bëjnë një kërcim të madh dhe interpretojnë numra të ndërlikuar në ajër. Një ulje e pastër është vendimtare. Pajimet e garës variojnë sipas secilës garë, nga një panel i fortë për sllallomin, tek një panel më i gjerë dhe më fleksibër për garat akrobatike. Mbajtja e helmetës është e detyrueshme.

Sicred