KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Smith dhe Era Istrefi, konferenca për shtyp përpara finales

Smith dhe Era Istrefi, konferenca për shtyp përpara finales

Tre pjesëtarët e këngës himn të botërorit Rusi 2018, “Live it up”, kanë dhënë një konferencë për shtyp para ndeshjes finale, asaj Francë-Kroaci. Ylli amerikan Will Smith thotë se nuk hezitoi aspak kur artisti portorikan Nicky Jam i kërkoi atij të bashkëpunonte në këngën e botërorit. “Kur Niki më pyeti nëse do të isha pjesë e kësaj kënge, absolutisht, as nuk u mendova për këtë, e di. Vetëm ideja se sa shumë njerëz mblidhen rreth një ngjarjeje të vetme më nxiti, pse të mos bëj pjesë edhe unë në këtë veprimtari të madhe sportive” – tha Smith. I pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për Ronaldon dhe Nejmar, Smith u përgjigj: “Unë e dua Cristianon, sepse më pëlqen si njeri. Ne kemi udhëtuar njëherë sëbashku dhe mendoj se është një djalë me shije. Më pëlqen se si sillet me njerëzit, ai ka stil dhe shije të veçanta për jetën. Ndërsa Nejmar mendoj se bën një lojë spektakolare”. I pyetur për kupën e botës 2026, e cila do të zhvilllohet në Amerikë, se çfarë mund t’i ofrojë ajo njerëzve, aktori amerikan u përgjigj: “Unë mendoj se ka disa elementë dhe aspekte vërtetë të bukura të Amerikës që njerëzit duhet t’i shikojnë. Ka shumë vende të bukura të cilat janë potencialisht të jashtëzakonshme dhe nuk duhet humbur mundësia për t’i parë. Amerika do të jetë fantastike për të pritur Kupën e Botës”. Ndërsa Niki Xhem, autor I himbit zyrtar të Kupës së Botës shprehu kënaqësinë që ndjeu kur Uill Smith pranoi të jetë pjesë e këngës së tij. Ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare, Era Istrefi e ka quajtur një nder të madh të jetë pjesë e kësaj kënge si dhe prezencën e saj në një aktivitet kaq madhor sa botërori rus: “Jam me të vërtetë e nderuar që jam këtu. Të gjithë presin 4 vjet për të marrë pjesë në një botëror. Unë I shikoj me ëndje ndeshjet, golat si dhe mënyrën se si i përjetojnë njerëzit sfidat që zhvillohen. Gjithashtu ndjehen e nderuar që jam pjesë e këngës himn të botërorit, sëbashku me uillin dhe nikin”. Smith dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Era Istrefi do të performojnë sëbashku me këngën “Live it up”, në ceremoninë e mbylljes së botërorit të dielën.

Sicred