KRYEFAQJA » LAJME » “Smart Bike Share” edhe në Tiranë
“Smart Bike Share” edhe në Tiranë

“Smart Bike Share” edhe në Tiranë

Tirana pritet të bëhet qyteti i parë në Ballkan që do të përdori biçikletat pa stacion, apo siç njihet ndryshe “Smart Bike Share”. “Mobike” kompania që zbaton me sukses këtë sistem në shumë qytete të mëdha të botës, pritet të nisë zyrtarisht aktivitetin edhe në Tiranë.
Në Ditën Botërore të Biçikletave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i “Mobike”, Massimiliano Rubin, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që sjell në Tiranë 4 mijë biçikleta “Mobike”, të cilat identifikohen nga ngjyra portokalli. “Mobike është një kompani e cila në Shqipëri do të operojë si një bashkëpunim kinezo-italian. E pamë herën e fundit që ishim në Bashkinë e Firences, ndaj pa humbur kohë, duke parë se edhe shumë bashki të tjera në Holandë kanë futur konceptin e “Mobike”, jemi gati që javën tjetër të sjellim qindra biçikleta në Tiranë, për ta bërë masive përdorimin e biçikletës në qytetin tonë” tha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas tij, kushdo me celularin e vet, shkarkon aplikacionin dhe duke skanuar barkodin e biçikletës, mund ta përdorë biçikletën. “Ky është momenti ynë për të transformuar Tiranën me një celular dhe një biçikletë” tha zoti Veliaj. Gjatë kësaj jave do të ketë disa testime, ndërsa inagurimi zyrtar i shërbimit “Smart Bike Share” do të bëhet më 8 Qershor. “Qyteti ynë ka vetëm një shpëtim: duhet të përqafojmë biçikletën, nuk mund të jemi robër të makinës” këmbëngul kreu i Bashkisë së Tiranës.

Sicred