KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Slloveni, Presidenti aktual rizgjidhet për mandatin e dytë

Slloveni, Presidenti aktual rizgjidhet për mandatin e dytë

Presidenti aktual i Sllovenisë, Borut Pahor rizgjidhet për mandatin e dytë. Pjesëmarrja në votim ishte e ulët, më e ulta në zgjedhjet presidenciale, vetëm 42% e sllovenëve iu drejtuan kutive të votimit. Por presidenti slloven, Borut Pahor arriti të fitojë numrin e mjaftueshëm të votave për një mandat të ri presidencial, duke marre 53% të tyre. Në raundin e parë të presidencialevr me 23 tetor, mendohej se Borut Pahor do të fitonte pa problem. Por presidenti aktual i Sllovenisë dhe opinioni slloven u befasuan me rezultatin: ai nuk fitoi më shumë se 47% të votave, ndaj balotazhi i së dielës ishte i rëndësishëm. Pahor u përball me kryebashkiakun e qytetit Kamnik, ish-humoristin, Marjan Sharec. Për dallim prej 54-vjeçarit Pahor, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë edhe kryetar i Parlamentit, kryeministër dhe deputet në Parlamentin Evropian, Shareci ka filluar të merret me politikë para shtatë vitesh, në nivelin lokal. Mandati i presidentit të ri fillon me 23 dhjetor.

Sicred