KRYEFAQJA » LAJME » Slloveni, PDS e njohur për qëndrimin e saj kundër imigrantëve më e votuara në zgjedhje

Slloveni, PDS e njohur për qëndrimin e saj kundër imigrantëve më e votuara në zgjedhje

Partia Demokratike e Sllovenisë (SDS), e cila njihet për qëndrimin e saj kundër imigrantëve, ka dalë si partia më e votuar gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që u zhvilluan të dielën në vend. E ndërsa numërimi i votave është drejt fundit, kjo parti ka arritur të sigurojë deri tani 25 të vendeve në parlamentin me 90 deputetë. E dyta renditet partia e qendrës së majtë Lista e Marjan Shareç, me 12.7 përqind të votave. Gjithsesi, analistët thonë se SDS, do ta ketë të vështitër të krijoë koalicioni e saj.
Zgjedhjet u thirrën në muajin mars, pasi kryeministri i qendrës së majtë, Miro Cerar, u detyrua të dorëhiqej pas grevave, problemeve në koalicionin e tij dhe një vendimi dëmtues të marrë nga Gjykata supreme e vendit. SDS drejtohet nga ish kryeministri Janez Jansa i cili është mbështetës i kryeministrit nacionalist të hungarisë Viktor Orban. E ndërsa rezultatet zgjedhore u bënë të qarta mbrëjen e së dielës, Jansa u shpreh se dera e partisë së tij për bisedime dhe koalicione ishte e hapur për të gjitha partitë. “Jemi gati të fillojmë bisedime serioze bazuar mbi programin për të cilin kemi punuar shumë” theksoi ai.

Sicred