KRYEFAQJA » LAJME » Slloveni, nis balotazhi presidencial
Slloveni, nis balotazhi presidencial

Slloveni, nis balotazhi presidencial

Sllovenët i janë drejtuar qendrave të votimit për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku Presidenti Borut Pahor shpreson për një mandat të dytë, ndërsa kryebashkiaku i qytetit Kamnik, Marjan Sarec kërkon drejtimin e vendit. Në raundin e parë, të mbajtur përpara 3 javësh, Pahor siguroi rreth 47% të votave, ndërsa Sarec, një ish-komedian dhe imitues, u rendit i dyti me pothuajse 25%. Falë një avantazhi të tillë dhe sondazhet e fundit që e vendosin në krye, Pahor praktikisht duhet të flinte i qetë, por hendeku i tij me rivalin është ngushtuar ndjeshëm këto ditët e fundit. Ish-kryeministri i Sllovenisë nga radhët e socialdemokratëve është në pushtet që nga viti 2012. Nëse e fiton shumicën, që edhe pritet, Pahor, që këtë herë garon si i pavarur, do të jetë pas Millan Kuçanit Presidenti i vetëm i vendit që ka siguruar dy mandate.

Sicred