KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Slloveni, anullohet referendumi, kryeministri Cerar jep dorëheqje

Slloveni, anullohet referendumi, kryeministri Cerar jep dorëheqje

Kryeministri slloven Miro Cerar paraqiti mbrëmjen e së mërkurës dorëheqjen e tij nga posti, pasi një gjykatë e vendit anulloi rezultatin e një referendumi që u mbajt në shtator të 2017-ës dhe rezultati i të cilit ishte në favor të ndërtimit të një linje të re hekurudhore në qytet port të Koperit. “Forcat e së shkuarës nuk na lejojnë të punojmë për brezat e ardhshëm” tha Cerar në një konferencë për shtyp. “Po jap dorëheqjen time” njoftoi ai.
Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Kushtetuese e vendit shpalli të pavlefshëm rezultatin e referendumit pro projektit hekururdhor, i cili ishte vlerësuar të kushtonte rreth një miliard euro dhe qeveria shpresonte që zbatimi i tij të fillonte para verës. Gjykata vendosi që qeveria nuk kishte vepruar me paanshmëri pasi kishte shpenzuar paratë publike për vota pro projektit. Ky vendim ishte edhe goditja më e fundit ndaj Cerar, Partia e Qendrës Moderne e të cilit po përgatitej për zgjedhjet parlamentare të cilat zhvillohen këtë verë.

Sicred