KRYEFAQJA » LAJME » Skuadra e Stambollit, pretendentja kryesore për kampione Turqie, në stadiumin Bashakshehir
Skuadra e Stambollit, pretendentja kryesore për kampione Turqie, në stadiumin Bashakshehir

Skuadra e Stambollit, pretendentja kryesore për kampione Turqie, në stadiumin Bashakshehir

Stadiumi i Bashakshehir i Stambollit, ndonjëherë mbushet vetëm ¼ e tij, madje skuadra e tij ende nuk ka fituar ndonjë trofe duke u renditur në vendet e fundit të renditjes së kampionatit turk. Por tani skuadra me një emër që mezi shqiptohet nga shumë të huaj, është pretendentja kryesore për të qenë kampione e Turqizë, duke mbizotëruar dominimin tradicional të tre gjigantëve të Stambollit të Besiktas, Fenerbahçe dhe Galatasaray. Për kritikët e tyre, Basaksehir janë një shpikje artificiale, sepse sipas tyre suksesi i tyre vjen pas mbështetjes politike, pasi nuk ka asnjë trashëgimi kulturore apo histori. Gjithsesi Bashakshehir mbetet në pritje të titullit për Super Ligën turke sigurisht I ndihmuar edhe nga the të tillë ndërkombëtarë si Gael Clichy dhe Emmanuel Adebayor. Historia e Bashakshehir është si një përrallë. Ata u krijuan në vitin 1990 dhe luajtën nën emrin e plotë të qytetit të Stambollit si Stambolli Buyuksehir Belediyes. Ata fituan promovimin në Super Ligë në vitin 2007, por pastaj në 2014 ishin në rrezik likuidimi. Por, fatet e tyre ndryshuan në mënyrë dramatike kur ato u blenë nga një konsorcium i biznesmenëve, që ishin afër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. U ndërtua një stadium i ri me një kapacitet prej 17,000. Erdogan bekoi pamjen e re të klubit kur në korrik 2014. Në 2015 dhe 2016 klubi përfundoi i katërti dhe shijoi pjesëmarrjen e tij të parë të pjesëmarrjes në kupat e evropës. Lojtarët më të mirë ndërkombëtarë që kanë ndimuar në rezultatet e kësaj skuadre janë Clichy dhe Adebayor. Ndërsa kulmi arriti me ardhjen e Arda Turan.

Sicred