KRYEFAQJA » LAJME » Skrapar, ndalohen 5 persona dhe sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike
Berat, ndalohen 5 persona dhe sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike

Skrapar, ndalohen 5 persona dhe sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike

Policia e Beratit ka goditur një tjetër rast te prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike. Në fshatin Potom, të Skraparit, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, në një magazinë u gjetën 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Strukturat e Policisë kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre. Për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Sicred