KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Skot Morrison do të jetë kryeministri i ri i Australisë

Skot Morrison do të jetë kryeministri i ri i Australisë

Skot Morrison do të jetë kryeministri i ri australian pasi fitoi garën brenda Partisë Liberale, sipas shtypit vendas. ”Morrison fitoi më shumë vota në një garë kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme Peter Dutton”, u tha gazetarëve Nola Marino, në Kanberra. Kryeministri në largim, Malcolm Turnbull u detyrua të largohej sepse kishte humbur besimin në partinë e tij dhe po sulmohej shpesh nga rivalët. Rezultatet e dobëta në votime dhe kryengritja e atyre që cilësohen si deputetë konservatorë, sollën rrëzimin e Turnbull, i cili bëhet kryeministri i katërt që shkarkohet nga kolegët, brenda dekadës së fundit. “Ka qenë një privilegj që të jem udhëheqës i këtij kombi të madh. E dua Australinë, i dua australianët”, tha Turnbull të premten, në atë që u cilësua si fjalimi i lamtumirës.

Sicred