KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Skoci, kryeministrja Stergjen shtyn referendumin për pavarësi
Skoci, kryeministrja Stergjen shtyn referendumin për pavarësi

Skoci, kryeministrja Stergjen shtyn referendumin për pavarësi

Kryeministrja skoceze, Nikola Stergjen, e dobësuar nga rezultati i fundit i zgjedhjeve parlamentare, njoftoi se vendimi për organizimin e një referendumi të ri për pavarësinë ishte shtyrë për në vjeshtën e vitit 2018, në përfundim të negociatave për Brexit. “Ne nuk do të paraqesim menjëherë kërkesën për një referendum për pavaresinë”, deklaroi Stergjen para Parlamentit skocez duke shtuar se dëshironte të priste rezultatin e negociatave për Brexit me Brukselin. Stergjen kishte theksuar se dëshironte organizimin e këtij referendumi në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019, pas disa muajve përgatitjesh. Por, ëndrra e nacionalistëve skoceze të Partisë Kombëtare Skoceze, SNP, që ajo drejton, mori goditje pas zgjedhjeve legjislative të 8 qershorit në Britaninë e Madhe, që regjistruan humbje të madhe. Gjatë këtyre zgjedhjeve kjo parti ka humbur 21 vende në raport me zgjedhjet e mëparshme legjislative të vitit 2015 duke marrë vetëm 35 nga 59 vende në Parlamentin e Westminster ndarë për Skocinë.

Sicred