KRYEFAQJA » LAJME » Skitë e lira, një vështrim mbi këtë disiplinë sportive

Skitë e lira, një vështrim mbi këtë disiplinë sportive

Skitë e lira janë një disiplinë spektakolare dhe relativisht e re. Skiatorët kryejnë numra akrobatikë ajrorë, teksa zbresin lirisht përgjatë një shpati. Ky sport ekstrem popullor ka 5 nëndisiplina olimpike, që njihen si “moguli”, ajrore, kros-skitë, gjysmë-harku dhe stilet e shpatit. Në Kategorinë e mogulit, skiatorët zbresin me shpejtësi të madhe, duke kryer numra të shpejtë dhe kërcime teksa kapërcejnë gungat e pistës. Teknika në interpretim përbën 50% të pikëve në fund, ndërsa kërcimet dhe shpejtësia përbëjnë secila nga 25% të vlerësimit. Konkurrentët i sulmojnë gungat e pistës me skitë e bashkuara dhe me gjunjët e përthyer, që ta ndryshojnë sa më shpejt drejtimin e rrëshkitjes. Numra të tillë si “helikopteri”, janë veçanërisht dramatik, me skiatorët që i kryqëzojnë skitë në rrotullimet në ajër. Për kategorinë ajrore, skiatori kryen numra të ndryshëm nga kërcimet 2 deri në 4 metra të larta. Por rënia në zonën e pjerrët duhet të jetë e butë. Shkëputja dhe lartësia përbjnë 20% të pikëve në fund, ekzekutimi merr 50% dhe ulja 30%-shin tjetër. Kros-Skitë janë një zbritje në një zig-zag përgjatë shpatit, të mbushur me kurrize, kthesa dhe kërcime. Skiatorët garojnë në grupe me nga 4 përgjatë një piste të vështirë. I pari që kalon vijën e finishit fiton garën. Në kategorinë e gjysmëharkut, skiatorët zbresin përgjatë një piste në trajtë gjysmërrethi, të gjatë të paktën 150 metra, të bërë nga bora e ngjeshur. Ata vlerësohen mbi paraqitjen e përgjithshme, përfshi këtu lartësinë, kthesat, teknikën dhe vështirësinë. Në kategorinë e stileve të shpatit, skiatori përballet me një numër pengesash, të tilla si tryeza, mure, tuba metalitë dhe shkallë.

Sicred