KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu, sonte përballë Dinamos së Zagrebit
Skënderbeu, sonte përballë Dinamos së Zagrebit

Skënderbeu, sonte përballë Dinamos së Zagrebit

Skuadra e vetme e mbetur ende në veprimtaritë e futbollit kontinental të klubeve, Skënderbeu, luan sonte ndeshjen e parë të saj të përballjes në kuadër të fazës së “plej-of”it të Ligës së Evropës. Nënkampionia e Shqipërisë do të përballet sonte me Dinamon e Zagrebit në Kroaci, në takimin që do të luhet duket nisur nga ora 19:00. Ashtu si në Korçë, edhe në Zagreb ka vijuar me të njëjtin program. Skuadra është “izoluar” gjatë seancës së fundit që zhvilluan në stadiumin “Maksimir”. Stafi teknik, i kryesuar nga trajneri Ilir Daja pasi dha këshillat e fundit, mbylli përgatitjet dhe tashmë është gati për të t’u ndeshur me Dinamon, me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv që do t’u jepte dorë për kualifikimin.

Ndërkohë, homologu i tij, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvi-tanoviç, është kundërvënë hapur mediave për mënyrën se si kanë përshkruar skuadrën shqiptare. Në konferencën e djeshme për shtyp, ai ka theksuar se e respekton Skënderbeun. “Ata mundën Mladën e Boleslavit dhe janë një ekip me të vërtetë i mirë, prandaj nuk do të jetë e lehtë”, – ka thënë kroati. “Jam pak i mërzitur nga opinionet tuaja pas shortit, sikur kualifikimi do të jetë i lehtë e shqiptarët nuk ia kanë idenë futbollit. Nuk është as sportive e as normale ta mendosh këtë gjë”, – ka përfunduar trajneri i Dinamos së Zagrebit, duke folur për mediat kroate.

Sicred