KRYEFAQJA » LAJME » SKËNDERBEU-PARTIZANI, SONTE (17:00), DREJTPËRDREJT NË RTSH
Futboll, Kukësi mund 3-1 Partizanin në kryeqytet

SKËNDERBEU-PARTIZANI, SONTE (17:00), DREJTPËRDREJT NË RTSH

Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore, luan sot 4 ndeshjet e para të javës së saj të 21-të, ndërsa takimi i fundit, ai midis Luftëtarit dhe Vllaznisë, është shtyrë për të dielën. Sot, duke nisur nga ora 14:00, Kukësi pret në fushën e vet Laçin, ndërsa Kamza është mysafire në Lushnjë, për t’u ndeshur me skuadrën vendase. Dy takimet e tjera të së shtunës luhen në mbrëmje dhe, duke nisur nga ora 17:00, Teuta pret në Durrës Flamurtarin. Po në të njëjtën kohë, në Korçë do të nisë takimi më i rëndësishëm i javës, ai midis Skënderbeut dhe Partizanit, i cili do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Skënderbeu kryeson i shkëputur renditjen e Kategorisë Superiore, me 46 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e 6-të, me 28 pikë. Takimi Luftëtari -Vllaznia supozohej të zhvillohej sot, por, me kërkesë të klubit shkodran, është shtyrë për të dielën pasdreke, për shkak të ngjarjes së shëmtuar të sulmit që u bë ndaj trajnerit Ernest Gjoka.

Sicred