KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu kualifikohet për në fazën e grupeve të “Europa League”

Skënderbeu kualifikohet për në fazën e grupeve të “Europa League”

Skënderbeu ka barazuar 0-0 me Dinamon e Zagrebit të enjten në “Elbasan Arena” duke u kualifikuar për në fazën e grupeve të “Europa League”. Kualifikimi u arrit falë barazimit 1-1 në Kroaci. Takimi ishte mjaftë emocionues falë edhe mbështetjes së zjarrtë të tifozëve të Skënderbeut.
Sipas specialistëve takimi ka qenë një betejë taktike dhe një luftë nervash midis Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit. Korçarët kanë bërë një lojë mjaft të disiplinuar dhe kanë kapërcyer edhe pësimin e një goli të kroatëve, të anuluar në minutat e para për një ndërhyrje të parregullt. Por edhe Skënderbeu i ka patur rastet e veta për shënim. Ka qenë Soue që ka shkuar dëm një mundësi të artë për të shënuar. Ai fiton duelin me portierin mik, por godet pasaktësisht dhe dobët në kufinjtë e zonës me portën e boshatisur dhe mbrojtja kroate largon topin në goditje këndi. Në sulmin tjetër, rrezikon Dinamo e Zagrebit, por Sudani godet rrjetën e jashtme të portës së Shehit.
Ndërkaq skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka kapërcyer edhe luajtjen për afro 20 minuta me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Nimagës. Megjithatë, Skënderbeu është mbajtur deri në fund, duke marrë një barazim pa gola dhe bashkë me të edhe vendin në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
Kjo është hera e dytë që Skenderbeu kalon në fazën e grupeve të “Europa League”.
Shorti i fazës së grupeve hidhet të premten, duke nisur nga ora 13:00 në Monako.

Sicred