KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu humbet 0-2 ndaj Partizanit në Beograd, Daja : “Nuk duhej të ishte ky rezultati”
Skënderbeu humbet 0-2 ndaj Partizanit në Beograd

Skënderbeu humbet 0-2 ndaj Partizanit në Beograd, Daja : “Nuk duhej të ishte ky rezultati”

Skënderbeu i Korçës humbi 2-0 me Partizanin e Beogradit në takimin e vlefshëm për grupet e Europa League. Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Partizanin. Goli u shënua nga Tosiç në minutën e ’39 pas një goditje perfekte dënimi. Pjesa e dytë nis fort nga të dy palët. Por në minutën e ’66 Skënderbeu ra pre e një gabimi trashanik. Gjatë një kombinimi mes Shehit dhe Lilajt, ky i fundit pason pa kuptuar tek Ozegoviç i cili e përcjell tek Tavamba që e ka shumë të lehtë të dyfishojë rezultatin. Golat i dhanë siguri ekipit serb, ndërsa ai korçar duket se humbi qetësinë. Minutat e mbetura dhe katër minutat e dhëna nga gjyqtari i katërt nuk ndryshuan rezultatin.

Tekniku i Skenderbeut Ilir Daja u shpreh pas ndeshjes i pakënaqur, por nuk bëri asnjë fajtor nga ekipi i tij . “Për mënyrën si u zhvillua ndeshja nuk duhet të ishte ky rezultat” tha ai për RTSH, ndërsa pranoi tensionin e ballafaqimit. “Por ky është futbolli, kundërshtari nuk bëri ndonjë gjë më të madhe se ne” tha ai. Traineri i Skenderbeut tha se atmosfera në stadium ishte paksa jo sportive dhe më shumë ushtarako- policore. Ndërkohë lidhur me kualifikimin Daja tha se ai është i vështirë pasi Skënderbeu bëri një hap mbrapa, por matematikisht mundësia egziston. “Besoj se kemi shanse” u shpreh ai.

Takimi u transmetua drejtëpërdrejtë nga rrjeti RTSH si dhe në livestream www.rtsh.al. Ndërkaq një emision special i është kushtuar këtij takimi.

Sicred