KRYEFAQJA » LAJME » SKËNDERBEU FITON 3-1 MIQËSOREN ME AZERËT
SKËNDERBEU FITON 3-1 MIQËSOREN ME AZERËT

SKËNDERBEU FITON 3-1 MIQËSOREN ME AZERËT

Skënderbeu ka arritur ta fitojë miqësoren e dytë në Antalja, pasi mundi me rezultatin 3-1 azerët e Sumgajit. Trajneri Daja e nisi takimin me formacionin e përbërë nga Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Mici, Orelesi, Nimaga, Lilaj, Latifi, Xhejms Adeniji e Salihi.

Korçarët e nisën mirë lojën, duke e dominuar kundërshtarin dhe duke krijuar raste të mira përpara portës kundërshtare. Por goli i epërsisë do të vinte vetëm në minutën e 20-të të takimit, me anë të shkodranit Hamdi Salihi. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej me epërsinë minimale të skuadrës së Dajës. Pjesa e dytë do të niste sërish me Skënderbeun më kërkues, me trajnerin që ndërroi pothuajse gjithë ekipin, edhe për të provuar lojtarët në pozicione të ndryshme. Kështu, formacioni në pjesën e dytë ishte: Shehi, Idrizaj, Lulaj, Mustafa, Gavazaj, Plaku, Predesku, Boakai, Serzhio, Karimi, Çarls. Tri golat e tjerë të takimin do të shënoheshin në çerekun e fundit të lojës. Korçarët do të dyfishonin shifrat në minutën e 80-të, kur Gavazaj vepron bukur në zonën kundërshtare, ku pason për Karimin, e cili dyfishon shifrat. Vetem dy minuta më vonë, sulmuesi i ardhur së fundmi në provë, Çarls, do të shënonte dhe golin e tretë për Skënderbeun, pas një veprimi mjaft të bukur të Idrizajt në krahun e djathtë. Skuadra e Sumgajit do të shënonte golin e nderit dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, por korçarët e kanë mbyllur kështu takimin e dytë miqësor në Antalja me shifrat 3-1 në favor të tyre.

Sicred