KRYEFAQJA » LAJME » “Skënderbeu”: Do të ankimojmë çështjen në KAS
CAS refuzon kërkesën e KF Skënderbeut për pezullim, por procesi vazhdon

“Skënderbeu”: Do të ankimojmë çështjen në KAS

Klubi i Skënderbeut reagoi pasi Komisioni i Apelit pranë UEFA-s, la në fuqi vendimin e dënimit me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe gjobën prej 1 milion eurosh, nën akuzën e trukimit të ndeshjeve. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, klubi korçar shpreh edhe njëherë gjithçka të thënë në reagimet e mëparshme, madje hedh dhe akuza për përfitime personale ndaj qeverisë së futbollit evropian UEFA.

“Pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura në seancën dëgjimore të 26 prillit,-shkruhet në deklaratë-, Komisioni i Apelit nuk ndryshon asgjë nga vendimi pararendës”.

Edhe pas seancës dëgjimore në fjalë, ku raportuan përpara komisionit Presidenti Takaj si dhe disa futbollistë, Skënderbeu deklaronte se nuk priste drejtësi nga kjo fazë e gjykimit të çështjes së tij në lidhje me trukimet. Të gjitha shpresat e klubit bazohen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv me qendër në Lozanë të Zvicrës.

“Klubi i Futbollit Skënderbeu bën me dije se brenda afateve ligjore do të ankimojë çështjen në KAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që do të rrëzojnë qëndrimin paragjykues të UEFA-, njofton klubi korçar që më tej vijon,- “Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, por abuzim me pozicionin dominues” nëvizon deklarata. Ajo përfundon me vendosmërinë për të mbrojtur intergritetin  dhe arritjen e klubit në çdo instancë të mundshme ligjore.

Sicred