KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Skandali me avionat privatë, jep dorëheqjen sekretari amerikan i shëndetësisë

Skandali me avionat privatë, jep dorëheqjen sekretari amerikan i shëndetësisë

Sekretari amerikan i shëndetësisë Tom Prajs ka dhënë dorëheqjen pasi u zbuluia se kishte përdorur aviionë të shtrenjtë privatë për cështje pune. Një ditë më parë, ai kërkoi falje për kryerjen e 26 fluturimeve private që nga muaji maj I këtij viti, duke u kushtuar taksapagueseve amerikanë 400mijë dollarë. Prajs gjithashtu deklaroi se   do t’i dërgonte Departamentit të Thesarit një cek personal për të mbuluar këto shpenzime. – Taksapaguiesit nuk do të paguajnë asnjë cent për udhëtimet e mia me avion privat, – u shpreh ai.

Të gjithë zyrtarëve të qeverisë amerikanë, përvec atyre që merren me cështje të sigurisë kombëtare, u kërkohet të përdorin fluturimet tregtare kur vjen fjala për udhëtime që kanë lidhje me punën. Sipas një deklarate të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Tramp ka pranuar dorëheqjen e zotit Prajs, Don Xhei Urajt do të komandohet në këtë pozicion. Don Urajt deri tani ka luajtur rolin e zëvendës ndihmës sekretarit të shëndetësisë.

Sicred