KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Skandali i privatësisë së Facebook, Zuckerberg kërkon ndjesë publike
Skandali i privatësisë së Facebook, Zuckerberg kërkon ndjesë publike

Skandali i privatësisë së Facebook, Zuckerberg kërkon ndjesë publike

Shefi ekzektiv i Facebook, Mark Zuckerberg kërkoi dje ndjesë publike për skandalin e privatësisë që ka dëmtuar emrin e kompanisë së tij. Ai u shpreh në Kongresin Amerikan se kompania e tij është në një luftë të vazhdueshme me operatorët rusë që kërkojnë të shfrytëzojnë rrjetin social. – Është një garë armësh. Ata përmirësohen çdo ditë e më shumë, – tha ai gjatë një seancë dëgjimore për skandalin e Kembrixh Analitika, kompani e cila akuzohet se ka siguruar dhe përdorur në mënyrë të paligjshme të dhënat e milionave përdoruesve të Facebook, me qëllim ndikimin në mënyrën e tyre të votimit gjatë zgjedhjeve amerikane të vitit 2016. Zoti Zukerberg gjithashtu u shpreh se këshilltari special Robert Myler që po heton në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, kishte marrë ndërkohë në pyetje stafin e Facebook, por ai vetë nuk ka qenë mes personave të pyetur nga ekipi i zotit Myler. – Puna jonë me këshilltarin special është konfidenciale dhe dua të them se nuk do të paraqes informacion konfidencial gjatë një séance të hapur publike si kjo, – tha Zukerberg.
Në muajin shkurt, zyra e këshilltarit special ngriti padi ndaj 13 shtetasve rusë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, bashkë me tre kompani ruse. Njëra prej tyre ishte Agjencia e Kërkimit të Internetit, që ndonjëherë i referohet si ferma e trollëve rusë, e cila sipas padisë së ngritur kishte synim strategjik të mbillte mosmarrëveshje në sistemin politik amerikan. Ndërkohë zoti Zukenberg bëri të ditur se kompania e tij tashmë po zhvillonte mjete të reja për të identifikuar llogaritë e rreme në rrjet. – Ka persona në Rusi, puna e të cilëve është të përpiqen të shfrytëzojnë sistemet tona dhe sistemet e tjera të internetit. Duhet të punojmë më shumë për këtë, – pranoi ai. Kur senatori Xhon Kenedi u shpreh se nëse do u duhet të votojnë për një rregullore për Facebook, pasi marrëveshja e përdoruresit linte shumë për të dëshiruar, miliarderi 33 vjecar tha se e mirëpriste këtë, por gjithmonë nëse rregullorja do të ishte ajo e duhura.

Sicred