KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Skandali i mishit të kalbur në Brazil
skandali i mishit, mishi i kalbur, brazil, rio de zhaneiro, tmerr alimentar, bota

Skandali i mishit të kalbur në Brazil

Tre impiante të përpunimit të mishit janë mbyllur dhe 21 të tjerë janë nën kontrollin e  autoriteteve në Brazil si pasojë e një hetimi që ka zgjatur 2 vjet dhe është shtrirë në 6 shtete të Brazilit, autoritetet kanë zbuluar se prej vitesh disa nga kompanitë më të mëdha të përpunimit  të mishit në vend eksportojnë mish të kalbur. Deri në këto momente janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit 33 zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë dhënë certifikimin e qeverisë pasi kanë marrë rryshfet nga kompanitë që janë nën hetim. Midis kompanive të cilat janë nën hetim është edhe JBS, eksportuesja me e madhe e mishit të viçit në botë, si dhe BRF eksportuesja më e madhe e mishit të pulës. Kompanitë përdornin acid dhe kimikate të ndryshme për të maskuar produktet e tyre, të cilat në shumë raste ishin edhe kancerogjene. Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit në botë dhe një pjesë e madhe e mishit të përpunuar nga komanitë braziliane vjen edhe në tregun evropian.

Sicred