KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Skandal seksual: Tronditet futbolli argjentinas

Skandal seksual: Tronditet futbolli argjentinas

Një faqe e trishtuar dhe e zezë trondit futbollin argjentinas dhe në veçanti Independiente, një nga klubet më presigjioze të kampionatit vendas. Pesë futbollistë të ekipit të të rinjve janë përfshirë në abuzime seksuale dhe prostitucioni. Të rinjtë nga mosha 16-17 vjeç vinin vazhdimisht në apartamente luksoze në Buenos Aires duke ofruar shërbime seksuale në këmbim të parave. Këtë e organizonte një ish-futbollist i këtij klubi në bashkëpunim me një arbitër të kampionatit të të rinjve. Kjo ngjarje e rëndë është zbuluar pas rrëfimit të një prej futbollistëve të përfshirë, që i përkiste datëlindjes 2001. Gjithçka është marrë vesh pas publikimit të ngjarjes nga gazetari Gustavo Grabia në programin ‘No Todo pasa’. Ndërkohë që koordinatori i të rinjve, Fernando Beron e ka dërguar çështjen në magjistraturë. Hetimet do të qartësojnë përhapjen e këtij rrjeti prostitucioni. Me dyshimin se në këtë gjë mund të jenë përfshirë edhe djem të klubeve të tjera.

Sicred