KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sjelljet raciste të punonjësve, Starbucks “mbyll” 8 mijë dyqane

Sjelljet raciste të punonjësve, Starbucks “mbyll” 8 mijë dyqane

Rrjeti amerikan i kafeneve Starbaks mbylli pasditen e djeshme rreth 8 mijë dyqane të tij, për të trajnuar stafin për parandalimin e incidenteve raciste. Më shumë se 180 mijë punonjës të këtij rrjeti u trajnuan në lidhje me kuptimin e paragjykimit në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, një trajnimi tjetër që do të mbahet së shpejti do të përqëndrohet në të gjitha aspektet e paragjykimit dhe përvojës. Dyqanet u mbyllën për më shumë se tre orë, duke filluar nga ora 1 ose 2 e pasdites. Trajnimi pasoi një incident që ndodhi në muajin prill në filialin e Filadelfias, ku një menaxhere mori në telefon policinë për dy afro-amerikanë që po prisnin të qetë një mikun e tyre. Sipas ankesës së manaxheres, dy personat nuk kishin blerë gjë. Një prej tyre nuk u lejua as të përdorte tualentin. Policia i arrestoi personat në fjalë por ata u liruan më pas. Policia dhe Starbaks kërkuan falje për incidentin.

Sicred