KRYEFAQJA » LAJME » Situatë e rëndë në Frakull dhe Novoselë
Situatë e rëndë në Frakull dhe Novoselë

Situatë e rëndë në Frakull dhe Novoselë

 

Zona e Frakullës në Fier dhe ajo e Novoselës në Vlorë, duket se janë kthyer në epiqendra të përmbytjeve të orëve të fundit. Kjo për shkak të hapjes së argjinaturave të lumenjve Osum dhe Vjosë. Njoftimet bëjnë të ditur se dhjetra familje janë detyruar të largohen pasi niveli i lumit po rritet me shpejtësi. Situat më dramatike shihet në Novoselë, pasi uji ka kaluar mbi urën e Mifolit. 500 forca të ushtrisë janë angazhuar intensivisht në operacionet e evakuimit të banorëve dhe gjësë së gjallë. Për momentin rreshjet kanë pushuar, por niveli i ujrave vazhdon të jetë i lartë.

 

Sicred