KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Assad shton përpjekjet për të marrë kontrollin e territorit

Assad shton përpjekjet për të marrë kontrollin e territorit

Presidenti Bashar al Assad korri një sukses madhor këtë muaj duke marrë nën kontroll Gutën, enklava më e madhe e rebelëve në lindje të Damaskut, duke i vendosur trupat e tij në pozitën më të fortë që nga fillimi i luftës 7 vjet më parë. Qeveria siriane ka avancuar të enjten përpjekjet e saj për të rikuperuar bastionet e fundit të opozitës, me rebelët që po bëhen gati të tërhiqen. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kryen sulme ajrore të shtunën e kaluar ndaj tre objektivave sirianë, në shenjë reagimi ndaj përdorimit të armëve kimike. Por sulmet në fjalë, mjaft të kufizuara, nuk kanë pasur asnjë ndikim në frontet e betejës, ku trupat qeveritare po konsolidojnë ofensivën e tyre. Që atëherë, shteti sirian, i mbështetur nga aleatët kyç Rusia dhe Irani, është fokusuar në rimarrjen e katër enklavave të mbetura. Ndërkohë, në një reagim të enjten Departamenti i Shtetit në Uashington akuzoi regjimin e Assad dhe palën ruse se po përpiqen të pastrojnë zonën ku u përdorën armët kimike, përpara se të mbërrijnë inspektorët ndërkombëtarë që do të bëjnë ekzaminimet.

Sicred