KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Situata në Rafinerinë e Ballshit, reagon kompania
Zjarrëfikësit e KPN Ballsh në protestë

Situata në Rafinerinë e Ballshit, reagon kompania

Po ndërsa punonjësit e Rafinerisë së Ballshit, kanë përshkallëzuar protestën e tyre, ka ardhur dhe reagimi i parë zyrtar i Shoqërisë Ionian Refining & Trading Company – ( IRTC ) që menaxhon rafinerinë. Në deklaratë bëhet e ditur se kjo situatë e vështirë është krijuar pasi “Gjatë vitit 2017 Rafineria e Ballshit eshte fikur 10 here per shkak te mos furnizimit me nafte bruto. Furnizuesi yne kryesor, njeheresh dhe furnizuesi i vetem ne treg me nafte bruto nuk na e ka bere kete gje te mundur. Ai preferon te eksportoj naften ne tregun e huaj sesa te furnizoj rafinerite vendase. Kjo eshte arsyeja e vetme pse shoqeria IRTC nuk arrin te operoje ne Rafinerine e Ballshit dhe rrjedhimisht te permbushe detyrimet e saj me punonjesit dhe nenkontraktoret e saj”. Më tej në deklarate shoqëria shton se shpreson në mbështjejen e autoritetit të konkurencës në trajtimin e kësaj çështje me prioritet absolut dhe se do të ndjekë të gjitha hapat ligjore për të garantuar të drejtën e saj dhe dëmshpërblimin që i takon për situatën në të cilën ndodhet ajo dhe punonjësit.

Sicred