KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Situata në Puerto Riko
Situata, në Puerto Riko, bota

Situata në Puerto Riko

Puerto Riko po përballet me një krizë në rritje pasi u godit nga Uragani Maria, i cili shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, energjisë elektrike si dhe shërbimeve e telefonisë. E gjithë popullsia ështe akoma pa ernergji, ndërsa inxhinieret janë shprehur se do të duhen muaj që kjo gjendje të normalizohet. Ndërkohë, një digë rrezikohet të shkatërrohet, duke përbërë kështu një kërcënim të mundshëm për përmbytje në vend. Në San Huan, që është edhe porti kryesor i vendit, kanë filluar të ankorohen anije me furnizime me ujë, ushqim dhe gjeneratorë. Të paktën 13 persona humbën jetën qëkur Maria kaloi në Puerto Riko. Stuhia, e cila tashmë është drejtuar në perëndim të Atlantikut, shkaktoi përmbytje të mëdha dhe dëme në godina. Ajo gjithashtu dëmtoi shtyllat e telefonit nëpër ishull. Pemët e rrëzuar po bllokojnë autostradat kryesore, ndërsa lagje të tëra vijojnë të jenë nën ujë dhe shumë shtëpi kanë mbetur pa çati.

Sicred