KRYEFAQJA » LAJME » Situata në Kosovë, autoritetet rritin vigjilencën
Situata në Kosovë, autoritetet rritin vigjilencën

Situata në Kosovë, autoritetet rritin vigjilencën

Situata e tensionuar në veriun e Kosovës ka bërë që institucionet vendase të jenë më vigjilente. Zv.ministri i Brendshme, Abdulselami Shkodra e kaloi natën e së shtunës duke u marrë nga afër me zhvillimet që ishin paralajmëruar se mund të ndodhnin në veri të vendit. Megjithatë, ai shprehet se situata mbetet e qetë. “Informacione të ndryshme kanë qarkulluar. Institucionet e vendit kanë marrë me seriozitet çdo informacion që ka ardhur, edhe nga pjesa veriore, mirëpo deri tani nuk kemi asnjë lloj veprimi që do të binte ndesh me legjislacionin në fuqi. Mund të themi se situata nuk është e ndryshueshme, por është mjaft e qëndrueshme”, ka thënë Shkodra për RTK. Shkodra tha gjithashtu se institucionet e sigurisë kanë qenë të gatshme t’i përgjigjen çdo situate që mund të ndodhte në veri.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur Këshillin e Sigurisë, ku tha se nuk do të lejohen veprime që prishin rendin kushtetues. Gjatë së shtunës forca të KFOR-it morën nën kontroll liqenin e Ujmanit, por zyrtarë të KFOR-it sqaruan se lëvizjet e trupave të tyre po bëhen në kuadër të ushtrimit operativ të paralajmëruar. Këtë ushtrim e ka paralajmëruar në fillim të javës në Leposaviç edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Salvatore Cuoci. Ai pranoi se pjesëtarët e KFOR-it po bëjnë stërvitje, por që nuk lidhen me ndonjë ngjarje që mund të ndodhë atje.

Sicred