KRYEFAQJA » LAJME » Gripi sezonal, situata gripale në vend

Gripi sezonal, situata gripale në vend

Shqipëria ndodhet në prag epideme gripale. Për javën e fundit ISHP llogarit 15 mijë raste të prekur nga viruset që janë paraqitur në sistemin publik shëndetësor. Sipas të dhënave nga ISHP janë 15 raste në javë të paraqitura në urgjencat spitalore dhe ambulatore.Në Tiranë qarkullon virusi B dhe A i gripit. Ato që hasen më shpesh janë rastet më ekzantemë virale dhe ato me grip. Specialistët infeksionsitë thonë se shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, numri i fëmijëve të referuar në urgjencën spitalore u rrit ndjeshëm. Kemi shumë raste me fëmijë të cilët jemi detyruar ti dërgojmë në shërbimin spitalor sepse numri i rruazave të kuqe ka dalë shumë i ulët , numri i i rruazave të bardha shumë i lartë, por edhe treguesit e tjerë të infeksionit ishin të lartë , çka tregon se këto lloj virozash nuk janë të thjeshta, por me komplikacione, ose në rrugët e sipërme të frymarrjes ose në ato të poshtme, mund ti shohim në sistemin urinar ose shumë pak në rastet me të vjella dhe diare. Mjekët bëjnë apel që fëmijët të shmangin ambjentet e mbylluara por edhe ato të qendrave tregtare sepse mundsia per ta marre dhe dhene infkesionin eshte shume i larte. Duke parë rritjen e numrit të rasteve tregon që prania e fëmijëve në ambjente kolektive, qoftë edhe në qendrat tregtare apo tek lodrat, momentalisht nuk është momenti me i mirë që fëmijët të frekuentojnë ambjente të tilla sepse mundësia për ta marrë infeksionin është shumë e madhe. Mjekët këshillojnë të mos neglizhojne vizitën te mjeku që në simptomat e para dhe higjenë të lartë. Ajrosja e ambjenteve të shtëpisë por edhe e zyrave 5 minuta çdo 1 orë është domosdoshmëri.

Sicred