KRYEFAQJA » LAJME » Situata e reshjeve në vend
E Premte 2 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Situata e reshjeve në vend

Në të gjithë territorin e vendit kanë filluar reshjet e shiut dhe deri tani nuk është paraqitur ndonjë situatë problematike. Në rast përmbytjesh nga reshjet e shiut, janë vënë në gadishmëri të gjithë hidrovoret që nga dita e djeshme për të mbajtur në nivele sa më të ulta ujin dhe për ti paraprirë përballimit të prurjeve të mëdha, që mund të krijohen nga reshjet intensive në orët në vijim. Burime nga ministria e Bujqësisë theksojnë se eskavatorët e Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Fier, Durrës dhe Korçë po mbahen në gatishmëri për të mundësuar ndërhyrjet në rast të situatave emergjente.
Stafet teknike të këtyre drejtorive po monitorojne në terren situatën sidomos argjinaturat mbrojtëse të lumenjëve. Gjithashtu janë mbajtur kontakte me OSHEE për furnizimin pandërprerje me energji elektrike të hidrovoreve. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë thekson se janë në ndjekje të situatës në rast përmbytjeje.

Sicred