KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Situata e përmbytjeve në Fier
Pronat e palegalizuara nuk mund të sigurohen

Situata e përmbytjeve në Fier

Uji është tërhequr plotësisht nga aksi rrugor Levan-Ferras-Ura e Mifolit duke e bërë të kalueshëm këtë segment rrugor për banorët. Ndërsa vijon të këtë prani të ujit në fshatrat Ferras, Cerven, Hambar, Kashishte e Adë. Oborret e shumë shtëpive pranë kanalit Martin janë ende në ujë dhe në llumin që la pas vërshimi i Vjoses. Prurjet dhe përmbytjet e Vjoses janë spostuar drej deltes së lumit, në Darezezë, aty ku ndodhet dhe Hidrovori që po punon këto ditë me kapacitet të plotë. Megjithatë ujërat kanë pushtuar banesat dhe tokat bujqësore. Fatmirësisht nuk janë prekur nga përmbytja zonat e banuara por rreth 8 banesa që ndodhen në tokat bujqësore. Rreth 5000 ha tokë bujqësore dhe të mbjella është nën ujë dhe e dëmtuar. Vijojnë që shumë familje kanë nxjerrë bagëtinë në vende jashtë zonës së përmbytur. Nga përmbytjet e 4 shkurtit 2018 nga Vjosa janë rreth 130 shtëpi të dëmtuara nga uji.

Sicred