KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Situata e buxhetit të BE-së pas Brexit
Situata e buxhetit të BE-së pas Brexit

Situata e buxhetit të BE-së pas Brexit

Buxheti i Bashkimit Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe do të ketë nevojë për shkurtime domethënëse në disa programe, theksoi Komisioni Evropian, që po përgatitet t’u kërkojë më shumë para vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të plotësuar humbjet e pritshme. “Sigurisht do të duhen disa sakrifica. Do të duhet të bëjmë shkurtime në disa programe të mëdha dhe shkurtime domethënëse”, paralajmëroi komisioneri për Buxhetin, Gunther Ottinger në një konferencë në Bruksel. Ky debat njofton fillimin e diskutimeve mbi kuadrin e ardhshëm shumë vjeçar të Unionit, ndërkohë që kuadri aktual zgjat deri në vitin 2020. Komisioni Evropian duhet të paraqesë në tryezë propozime konkrete në muajin maj dhe të marrë një vit kohë për të arritur një marrëveshje brenda BE-së. Kuadri financiar shumëvjeçar vendos prioritetet e mëdha politike si dhe tavanin e shpenzimeve që duhet respektuar çdo vit.

Sicred