KRYEFAQJA » LAJME » Sistemi VAR, ai që po e bën të mërzitshëm futbollin

Sistemi VAR, ai që po e bën të mërzitshëm futbollin

Për të gjithë ata që ishin ankuar prej mëse gjysmë shekulli për golin e Anglisë në atë Botëror të shumëdiskutuar të 1966-ës, apo ata më të rinjtë, e një brezi që pati shansin të përjetonte “Dorën e Zotit” të Diego Armando Maradonës, duke se më në fund kishte ardhur shansi për drejtësi.
Me futjen fillimisht të teknologjisë së vijës fatale, për shpalljen të vlefshëm apo jo të golit dhe tanimë me teknologjisë e videopërsëritjes në fushë, apo ajo që teknikisht njihet si Ndihmësgjyqtari i Videos (VAR), u mendua se padrejtësive u erdhi fundi.
Por, çdo e mirë e ka një të keqe. Kjo u bë e qartë që në ditën e dytë të Kupës së Konfederatave, kur teknologjia morin rolin e protagostes, po në të njëjtat përmasa si Kristiano Ronaldo, si portieri i Kamerunit, Fabrisë Ondoa, apo golashënuesi i Kilit, Eduardo Vargas. Me pak fjalë, preludi i Botërorit 2018, ka dëshmuar sesi do të jetë futbolli i së ardhmes së afërt, i kushtëzuar nga teknologjia. Nuk kanë munguar në të gola të anuluar apo të dhënë nga ndihmësgjyqtarët e videos, siç ndodhi në fillimin e sfidës midis Portugalisë dhe Meksikës, ku evropianëve iu anulua një gol.
Më tej Kili ka mundur Kamerunin 2-0, por amerikanolatinëve iu anulua një gol në fundin e pjesës së parë. Vargas mendoi se e kishte mposhtur portierin kamerunas, i cili u kishte bërë ballë sulmeve të vazhdueshme të kilianëve. Por gjyqtari kryesor, i ndihmuar nga homologët e tij në sallën e përsëritjeve televizive, e ka cilësuar si jashtë loje pozicionin e Vargasit dhe e anulon golin.
Megjithatë Kilianët do të gjejnë edhe një tjetër gol në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur teknologjia, që i kishte mohuar Vargasit gëzimin në fundin e pjesës së parë, ia rikthen atë në të dytën.
Goli më në fund quhet gol dhe Kili fiton 2-0.
Por vonesat që ka krijuar VAR, të paktën deri në këto ndeshje të para të Kupës së Konfederatave, po e ngadalësojnë, për të mos thënë, që po e vrasin, jo vetëm ritmin e lojës, jo vetëm gjendjen fizike dhe mendore të futbollistëve, por po e bëjnë edhe të bezdisshme për tifozët në stadium. Mbetet për t’u parë në vijim se cila do të jetë kostoja e vërtetë e drejtësisë, që për momentin, viktimë të parë po bën spektaklin.

Sicred