KRYEFAQJA » LAJME » Sistemi i vlerësimit të mësuesve në Shqipëri
Sistemi i vlerësimit të mësuesve në Shqipëri

Sistemi i vlerësimit të mësuesve në Shqipëri

Janë të rrallë ata prindër që nuk interesohen për mesuesen që do të ndjekë fëmijën e tyre në ciklin fillor apo 9 vjeçar . Pjesa më e madhe e nënave para se të regjistrojnë fëmijën në shkollë mirëinformohen jo vetëm për institucionin arsimor nëse klasifikohet tek më të mirët apo jo, por edhe për cilësinë e mësuesve. Zëvendës Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë për RTSH ka sqaruar se vlerësimi i kandidatëve për mësues, nis herët. Që kur ata përfundojnë studimet. Më pas sistemi i vlerësimit vijon edhe pasi kandidati e ka fituar vendin e punës nëpërmjet testimeve dhe më pas trajnimeve. Nëse arsimtarët nuk rezultojnë në nivelin e duhur, nuk arrijnë ti kalojnë këto hapa me sukses. Për rritjen e cilësisë së mesuesve, Ministria e Arsimit ka vendosur që shpenzimet e shkollës së lartë të jenë falas për të gjithë ata kandidatë për studentë me mesatare mbi 9-të që do të zgjedhin të vazhdojnë degët e mësuesisë.

Sicred