KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sistemi Bonus – Malus në ligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm motorik

Sistemi Bonus – Malus në ligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm motorik

Një projektligj i ri për sigurimin e detyrueshëm motorik është hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe pritet të kalojë në kuvend. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të këtij autoriteti Ervin Koçi, ky projektligj do të sjellë edhe zbatimin e sistemit Bonus-Malus. Kjo skemë  do të favorizoje të gjithë drejtuesit e rregullt të mjeteve motorike. “Pa diskutim që bonus-malus do të jetë objekt i rishikimit që të përshtatet më mirë me zhvillimet e tregut. Është shumë e rëndësishme që sistemi bonus-malus do të ketë një ndikim shumë pozitiv tek konsumatori. Konsumatori i ndershëm dhe i rregullt do të ketë një kosto më të ulët për pagesën e primit të sigurimit, ndryshe nga ata të tjerët që krijojnë aksidente, bëjnë aksidente ku ne do mbajmë përgjegjësi duke paguar një prim më të lartë” tha zoti Koçi.

Ndërkohë që një tjetër problem që do të zgjidhet brenda vitit 2018 sipas Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF , janë edhe dëmet e papaguara nga kompanitë e sigurimeve, objekt i Fondit të Kompensimit që datojnë nga vitit 2002. “Kemi 9-10 milion euro. Ne tashmë po bëjmë edhe një inspektim tek Byroja e Shqiptare e Sigurimit, e cila administron të gjithë këtë proçes për të nxjerrë shifrën reale, por edhe përgjegjësitë konkrete. Ky volum dëmesh është krijuar nga viti 2002 për shkak se edhe tregu i sigurimeve në ato vite ka qënë më i brishtë. Shoqëritë e sigurimeve kanë marrë përsipër përgjegjësitë në bashkëpunim me AMF”. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së Ervin Koçi informoi gjithashtu se është ngritur edhe struktura që do të shërbejë për mbrojtjen e konsumatorit .

 

Sicred