KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, viktima nga sulmet ajrore të regjimit të Asadit

Siri, viktima nga sulmet ajrore të regjimit të Asadit

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga regjimi i presidentit sirian Bashar Al Asad ndaj provinces së Idlibit, e cila kontrollohet nga rebelët. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, pjesa më e madhe e viktimave u shënuan në Sarakib, një qytezë që shtrihet përgjatë autostradës kryesore që lidh Alepon, me bazën ajrore të Abu al Duhurit, të dyja këto të kontrolluara nga forcat qeveritare. Mediat shtetërore të Sirisë nuk i raportuan sulmet ajrore në Idlib por bënë të ditur se ushtria dhe aletatët e tyre kishin zgjeruar kontrollin rreth bazës ajrore. Mbrojtja civile e Idbilit, një shërbim shpëtimi në territorin rebel që njihen me emrin Helmetat e Bardha, u shpreh se sulmet ajrore të ndërmarra gjatë 24 orve të fundit goditën disa fshatra në provincën veriperëndimore. Sipas tyre, më shumë se 35 persona janë plagosur. Kreu i mbrojtjes civile të Idlibit, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve Rojters se avionët goditën një treg perimesh në veri të Sarakibit mëngjesin e kësaj të hëne. Pas kësaj, u shenjestrua dhe spitali ku po dërgoheshin të plagosurit, duke plagosur edhe stafin mjekësor të tij dhe duke e nxjerrë spitalin jashtë funksioni. Qeveria siriane thotë se shenjestron vetëm militantët, dhe në mënyrë të përsëritur mohon se ka sulmuar godina të shërbimit civil, sic janë spitalet.

Sicred