KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, qeveria marrëveshje me rebelët
Siri, qeveria marrëveshje me rebelët

Siri, qeveria marrëveshje me rebelët

Qeveria siriane ka arritur një marrëveshje pajtimi me rebelët në qytezën e Naua-s, në provincën jugore të Daraas. Sipas marrëveshjes, forcat rebele bien dakord të dorëzojnë artilerinë e rëndë, të mbajnë armët e lehta dhe të qëndrojnë në qytezë, derisa ISIS të zmbrapset plotësisht nga siria jugore. Por personat që nuk janë të gadshëm të bëhen pjesë e marrëveshjes, lejohen që të transferohen në Idlib, një qytet i kontrolluar nga rebelët në veriperëndim të vendit.
Marrëveshja vjen pas një jave bombardimesh të rënda dhe sulmesh ajore të ndërmarra nga forcat siriane dhe ruse ndaj qytetarëve të Nauas. Rreth 26 persona raportohet të kenë humbur jetën vetëm ditën e djeshme në zonat rurale të Daraas. Ky qytet, vendlindja e revolucioonit sirian, arriti një marrëveshje të ngjashme në fillim të këtij muaji, ku rebelët ranë dakord të dorëzonin armët e rënda. Marrëveshjet në fjalë do të lejojnë qindra mijëra sirianë të larguar që të kthehen sërish në shtëpitë e tyre. Qeveria siriane thotë se ofensiva ushtarake synon të pastrojë Sirinë jugore nga të gjithë terroristë, përfshi edhe ISIS. Një sërë fitoresh ushtarake të arritura vitin e fundit nga ushtria siriane e kanë ndihmuar presidentitn Bashar Al-Asad të rimarrë nën kontroll sipërfaqe të tëra territorin e vendit. Në fillim të këtij viti nga Damasku u përzunë të gjithë luftëtarët rebelë.

Sicred