KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sipërmarrësit në Britani dhe Gjermani të shqetësuar për Brexit

Sipërmarrësit në Britani dhe Gjermani të shqetësuar për Brexit

Dhomat britanike të tregtisë dhe shoqata gjermane e dhomave të tregtisë deklaruan këtë të hënë se interesat e përbashkëta ekonomike duhet të jenë prioritet i negociatave për Breksit mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së madhe. Ata shprehën pasiguri për çështjet thelbësore të biznesit, sic janë të drejtat e punëtoreve, taksat dhe tarifat doganore pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Shoqata gjermane theksoi se pasiguria po prekte kompanitë gjermane që zhvillojnë tregti me Britaninë. Ndërsa dhomat britanike janë shprehur se kanë nevojë që periudha tranzitore të zgjasë të paktën tre vjet. Grupet e tregtisë u kanë bërë thirrje liderve të tyre politikë të ndërtojnë një atmosferë besimi dhe dialogu konstruktiv në mënyrë që të garantohet siguri dhe qartësi për bizneset. Ndërkohë që këtë të hënë zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve për daljen e Britanisë nga blloku europian, një sërë cështjesh theblësore vijojnë të mbeten pa zgjidhje, ndërsa ka akoma qindra cështje praktike dhe teknike të cilat kanë nevojë të negociohen, nënvizuan ata. “Britania dhe Bashkimi Europian duhet të fillojnë të punojnë mbi marrëveshjet tranzitore, sidomos përsa i përket doganave, në mënyrë që kompanitë e gjendura në dy anët e Kanalit të kenë besimin e duhur për të marrë vendime investimesh”, u shpreh kreu i dhomave britanike të tregtisë. Britania e Madhe është tregu i tretë më i madh për eksportin e mallrave gjermane, ndërsa Gjermania është tregu i dytë më i madh për exportin e mallrave dhe shërbimeve që mundësohen nga Britania. Kompanitë gjermane kanë punësuar të paktën 400 mijë punonjës në Britani, ndërsa rreth 220 mijë persona punojnë për kompanitë britanike në Gjermani. Kreu i shoqatës gjermane të dhomave të tregtisë u shpreh se kompanitë gjermane janë të shqetësuara se Breksit mund të kishte një impakt të madh negativ pasi do të shoqëroret me më shumë barriera tregtare dhe me kontrolle më të rrepta kufitare, çka do të çojë në një rritje të kostove. Kushtet e daljes janë të paqarta, tha ai.

Sicred