KRYEFAQJA » LAJME » Sindikatat i rikthehen kërkesës për rritje të pagës minimale

Sindikatat i rikthehen kërkesës për rritje të pagës minimale

Përcaktimi i pagës minimale ka mbetur ende një çështje e hapur mes qeverisë dhe konfederatës së sindikatave. Këto të fundit nuk kanë pranuar propozimin e menjëhershëm të qeverisë për pagë minimale prej 24 mijë lekësh dhe sot sindikatat bënë publike kërkesat mbi të cilat presin negociim nga qeveria. “Pagë dinjitoze dhe kontrata kolektive reale, pagë minimale 28 000 lekë të reja brenda këtij viti dhe miratimi i statusit të minatorit dhe metalurgut”. Presidenti i konfederates së sindikatave Kol Nikollaj tha se për kërkesat e paraqitura presin përgjigje brenda muajve të parë të punës së qeverisë. “I bëjmë një apel qeverisë Rama të shikoje me prioritet çështjen e kontratave kolektive pasi jemi i vetmi vend në rajon pa ligj kontraktimin kolektiv dhe veprimtarinë sindikale, paga minimale dhe statusi i profesioneve të vështira pasi në të kundërt ajo do përballet me protesta masive që do organizohet nga Konfederata e Sindikalistëve të Shqipërisë në të gjithë vendin” theksoj më tej zoti Nikollaj. Me 3 maj të këtij viti qeveria miratoi, rritjen e pagës minimale në 24 mijë lekë të rinj, një ndryshim që u kundërshtua prej sindikatave si e pamjaftueshme ndërsa prej një pjesë të biznesit, veçanërisht atij fason, për të cilin kostot e punës do të rriteshin ndjeshëm.

Sicred