KRYEFAQJA » LAJME » Sindikatat e arsimit për buxhetin në komision

Sindikatat e arsimit për buxhetin në komision

Në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, drejtues të sindikatave të arsimit në vend kanë deklaruar se prej 5 muajsh arsimtarët po punojnë pa kontratë koletive pune. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimtarve të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli ka sqaruar se edhe pse është kërkuar vazhdimish që nga fundi i muajit Maji të këtij viti, kur dhe ka përfunduar kontrata e mëparshme për nënshkrimin e një tjetre, asnjë përgjigjie nuk ka ardhur nga Ministria e Arsimit.

Përfaqësuesitë e Sindikatave kanë kërkuar rritje reale pagash për të gjithë arsimtarët, duke përfshirë këtu edhe ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm pedagogjik.

Sindikalistë kanë kërkuar tekste falas për të gjithë nxënësit e 9 vjeçares dhe përfshirjen në buxhet të shpërblimeve për mësuesit.

Sicred