KRYEFAQJA » LAJME » Sinan Idrizi në rubrikën sportive akuzon Dukën
Sinan-Idrizi, Sinan Idrizi në rubrikën sportive, akuzon Dukën

Sinan Idrizi në rubrikën sportive akuzon Dukën

Flamurtari ka barazuar 1-1 me Kukësin të dielën. Edhe pse ishte një ndeshje tepër e rëndësishme për ecurinë e kampionatit të kategorisë superiore, stadiumi Flamurtari ka qenë i boshatisur si pasojë e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës së FSHF. Administratori i klubit “Flamurtari” Sinan Idrizi në Rubrikën Sportive në RTSH ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e FSHF për këtë situatë. Flamurtari është dënuar 4 ndeshje pa tifozë nga Komisioni i disiplinës i FSHF por këtë vendim klubi vlonjat e ka apeluar. Ndërkohë që javën e kaluar, Komisioni i Apelit në FSHF nuk u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Flamurtarit. Administratori Idrizi e quan absurde që të dënohet një qytet i tërë sepse ka përdorur frazën e një filmi apo libri. Ndërsa nuk e quan aspak të ashpër qëndrimin e tij ndaj FSHF. Në mars do të bëhen zgjedhjet e reja për drejtuesin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Idrizi ka thënë me bindje se do të mbështesë kandidaturën e Bashkim Finos.

Sicred