KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Silverstouni, pista britanike hedh “Dorashkën e Sfidës”
Silverstouni, pista britanike hedh "Dorashkën e Sfidës"
??

Silverstouni, pista britanike hedh “Dorashkën e Sfidës”

Janë plot 18 kthesa, por në fund do të jetë vetëm një fitues. Do të kemi një duel tjetër midis Lorencos dhe Markezit? Do të jetë Rosi,  Vinjales apo Doviciozo? Apo do të kemi një triumf në shtëpi për vendasin Kal Kraçlou? Pas një dueli të jashtëzakonshëm në Austri, tanimë radhën e ka pista e Silverstounit, që para 5 vitesh pati ofruar një tjetër duel midis atëherë kampionit në fuqi të botës, Lorencos, dhe sfidantit të ri, Mark Markez. Duket se një duel midis tyre, tashmë në pozita të tjera, midis dy rivalëve spanjollë, është plotësisht i mundshëm edhe këtë  fundjavë. Në fakt, pista britanike është një nga më të gjatat e kalendarit. Është një fjongjo e gjatë asfalti që gjarpëron nëpër ish-aerodromin e vjetër dhe ofron një nga garat më sfiduese të vitit. E rrafshët, legjendare dhe e shpejtë, pista e Silverstounit nuk është për ata me zemër të dobët. Dhe këtu nuk përllogaritet as moti tipik i Britanisë së madhe, që mund të jetë me diell, por aspak i parashikueshëm. Dhe kjo mund të jetë në favor të pilotëve të caktuar. Pas duelit që Lorenco e fitoi më 2013-tën, për fitoren e tij të 3-të në Moto GP në këtë pistë, 2014 solli rikthimin e Markezit, kurse në 2015-tën, fjalën e pati shiu, por edhe mjeshtëria e Valentino Rosit teksa Markezi u rrëzuar. Në 2016-tën ishte radha e Maverik Vinjalesit, kur vjet fitorja i takoi Andrea Doviciozos. Për fituesin e këtij viiti duhet të presim fundjavën, kur Kampionati Botëror i Motoçiklizmit rikthehet në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar me garën e 12-të të këtij sezoni.

Sicred