KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sigurimi për përmbytjet, mazhorancë opozite në drejtime të kundërta

Sigurimi për përmbytjet, mazhorancë opozite në drejtime të kundërta

Hartimi dhe zbatimi i një ligji për sigurimin e detyrueshëm kthehet për diskutim në opinion publik por jo vetëm pas përmbytjeve. Para disa disash kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma ligjore për sigurimit të detyrueshëm të pronës do të shihet me përparësi. Për deputetin e partisë demokratike Edmond Spaho të bësh një ligj që detyron qytetarët të sigurohen është të hedhësh barrën e shtetit te qytetari. Ndërsa deputetin socialist Ervin Bushati në të gjithë rastet pagesat i paguan qytetarëve . “Është tërësisht e gabuar. Kalon përgjegjësia nga qeveria tek qytetarët, dhe i bën nder kompanive të sigurimit sepse e dimë ktu sesa shpërblehesh në rast dëmesh dhe aksidentesh” thesoi Spaho. Ndërsa deputeti socialist Ervin bushati thotë se “në të dyja rastet, në të gjitha rastet paguan ekonomia, paguajnë qytetarët. Nëqoftëse paguhen me fondet e shtetit apo me fondet e veta apo do të paguhen nëpërmjet siguracioneve. Në të treja mënyrat do të paguajnë qytetarët”. Ndërkohë që përmbytjet shmangen sipas Bushatit me punë në kohë të thatë ndërsa Spaho shprehet se duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme. “Në mendimin tim mënyra më e mirë është parandalimi, ajo punë që mendoj se qeveria e ka bërë mirë kohët e fundit. Pra po të filloje të investohet qoftë edhe me investime minimale në kohën e thatë të vitit mund të kursehen më tepër para” tha Bushati. “Kryeministri duhet të shpalle gjendjen e emergjences në përputhje me ligjin. Shteti ka detyrimin të kompensoje një me një të gjithë ata që dëmtohen dhe ktë duhet të bëje kryeministri. Por meqënëse ska dhe nuk do gjen zgjidhje të tilla” tha më tej Spaho. Por sipas studimeve të tre viteve të fundit të FMN dhe bankës botërore pasi të forcohen kapacitetet në mënyrë që kompanitë të paguajnë në kohë pretendimet që mund të ngrihen duhet sanksionuar me ligj që sigurimi për shtëpitë të duhet të bëhet i detyrueshëm.

(Visited 38 times, 1 visits today)
Sicred