KRYEFAQJA » LAJME » Siguria ushqimore prioritet për konsumatorët

Siguria ushqimore prioritet për konsumatorët

Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorëve është një ndër prioritet që ka për qëllim Autoriteti kombëtar i Ushqimit. Në një intervistë për televizionin publik shqiptar, drejtori i përgjithshëm i AKU-së Agim Ismaili me marrjen e detyrës së re vëmendje i ka kushtuar produkteve shtazore pasi deri tani mishi është tregtuar pa kushte dhe standarte të duhura. Ndërkohë në rang vendi janë bllokuar rreth 103 subjekte tregtimi të mishit. Kryefjalë qëndron sipas Z.Ismaili edhe tregjet në vend, për këtë ai tha se po bashkëpunim me pushtetin vendor për të rritur standartet sipas Bashkimit Europian. Ismaili paralajmëroi për të gjithë shkelësit mbyllje të subjekteve. Edhe në ditët në vijim kreu i AKU paralajmëroi për të gjithë subjektet që do futen në sitën e kontrolleve përfshirë edhe market dhe supermarketet në rast shkelje të etiketave fallco.