KRYEFAQJA » LAJME » Siguria në shkolla, rrjetet sociale burim i gjenerimit të dhunës

Siguria në shkolla, rrjetet sociale burim i gjenerimit të dhunës

Duket absurde por shpesh ndodh që një vështrim, ndonjëherë ky dhe i pafajshëm të bëhet shkak kryesor i gjenerimit të dhunës tek nxënësit në ambjentet shkollore ose dhe jashtë tyre. Janë ata të cilët konsiderohen si të fortit e shkollës që i lejojnë vetes të vënë në lojë nxënes të tjerë apo të dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht bashkëmoshatarët e tyre. Drejtoresha e drejtorisë arsimore Arjola Byzyka në një intervistë për RTSh ka sqaruar se përdorimi i rrjeteve sociale dhe mungesa e komunikimit në familje janë faktorët kryesor që ndikojnë në shpërthimin e konflikteve dhe ushtrimit të dhunës mes adoleshentëve brenda ambjentëve të shkollës. Shkollat që ndodhet në periferi të kryeqyteti konsiderohen ato me problematikët. Masat që komisioni i disiplinës së shkollës merr në raste konfliktesh janë pezullim nga shkolla dhe kur veprimi është i përsëritur përjashtimim nga intitucioni arsimor .

Sicred