KRYEFAQJA » LAJME » “Sigma Interalbanian” sponsor gjeneral i Federatës Shqiptare të Tenisit

“Sigma Interalbanian” sponsor gjeneral i Federatës Shqiptare të Tenisit

Është nënshkruar të hënën në kryeqytet një marrëveshje bashkëpunimi midis Federatës Shqiptare të Tenisit dhe kompanisë së sigurimit “Sigma Interalbanian”, pjesë e “Vienna Insurance Group”. Kjo marrëveshje e bën këtë kompani sponsor gjeneral të kësaj Federate.
Duke folur gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Drejtori i Përgjithshëm i SIVIG-ut, Klajdi Çitozi, e vuri theksin tek roli mbështetës i biznesit për sportin. “Bizneset përveç fitimit duhet të kujdesen më shumë për komunitetin. Ky sponsorizim është në vazhdën e sposorizimeve që ne si kompani “Sigma Interalbanian” kemi bërë përsa i përket artit dhe kulturës. Ne besojmë se sporti në përgjithësi i bashkon dhe inkurajon njerëzit për një jetë të shëndetshme dhe larg veseve” tha zoti Çitozi.
Marrëveshja është vlerësuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, Genci Çakçiri. “Tashmë falë kompanisë “Sigma Interalbanian” kemi mundësinë që të zhvillojmë më tepër veprimtari, ndërsa do të inkurajoj kompanitë e tjera për të investuar mbi sportin pasi kjo është diçka që duhet punuar shumë në Shqipëri” tha zoti Çakçiri.
Në përfundim të ceremonisë, presidenti i tenisit shqiptar, Edvin Libohova, prezantoi edhe uniformat e reja me stemat e sponsorit të ri gjeneral.

Sicred