Kompania Sigal Unika Grup Austria do të jetë sponsori i ri zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Përveç kësaj, kjo kompani do të paguajë për dy vitet e ardhshme siguracionet shëndetësore të futbollistëve të të gjitha ekipeve kombëtare, duke filluar nga moshat, meshkuj dhe femra, kategorinë superiore dhe arbitrave të tyre, futsall e minifutboll.
Presidenti i kompanisë së sigurimeve Sigal, Avni Ponari shpreson që kjo marrëveshje të jetë fatsjellëse për kombëtaren tonë në finalet e Kampionatit Evropian të Francës..
Marrëveshja e sponsorizimit dhe siguracionet shëndetësore të futbollistëve të kombëtares, kategorisë superiore dhe të gjithë kombëtareve të tjera meshkuj dhe femra u nënshkrua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i Kompanisë Sigal, Avni Ponari.