KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sidlo: Prania ushtarake amerikane lajm i mirë për vendin dhe gjithë rajonin e Evropës Lindore

Sidlo: Prania ushtarake amerikane lajm i mirë për vendin dhe gjithë rajonin e Evropës Lindore

Udhëheqësit e Polonisë e mirëpriten mbërritjen e trupave ushatarake të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre. Kryeministrja Beata Sidlo, tha se kjo lëvizje do të ndihmoje në sigurinë rajonale. Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër të rotacioneve të NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t’i siguruar aleatët e tyre pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës. “Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha kryeministrja në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan. “Kjo është forca më e aftë luftarake e Amerikës, me gatishmëri të nivelit të lartë dhe një brigadë e blinduar e stërvitur, së bashku me pajisjet dhe armatimin më të përparuar, vleresoi ministri polak i mbrojtjes. Rusia reagoi me tone të ashpra për vendosjen e trupave duke e quajtur kërcënim për interesat dhe sigurinë ruse.

Sicred