KRYEFAQJA » LAJME » Si hyri Gruevski në Shqipëri?

Si hyri Gruevski në Shqipëri?

Lëvizja e ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski në Shqipëri, nuk e ka ende një konfirmim zyrtar. Ajo cfarë është pranuar nga autoritetet e vendit tonë, është largimi i tij nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit. Dicka e tillë konfirmohet edhe vetë policia kufitare e kësaj pike doganore.
Ndërkohë Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije, se ka dyshime që ish-Kryeministri Gruevski ka hyrë në Shqipëri nga Pika e Kalimit Kufitar të Bllatës, në Maqellarë të Dibrës. Lidhur me këtë dyshim, uniformat blu kanë nisur edhe verifikimin e xhirimeve të kamerave të sigurisë, të cilat janë të instaluara në këtë Pikë Kalimi Kufitar, që lidh evndin tonë me Maqedoninë.
Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që Gruevski të ketë hyrë nga ndonjë pikë tjetër e kufirit shqiptar. Policia e Kufirit dhe Migracionit ka nisur të kontrollojë edhe kamerat e sigurisë në të gjitha pikat e Kalimit Kufitar. Por, përveç kësaj, ekspertët e policisë presin që të zbardhin edhe personat me të cilët Gruevski ka hyrë në vendin tonë, apo automjetin, pasi ka dyshime, se ai ka qenë në një automjet me targa diplomatike të ambasadës hungareze. Të kontaktuar nga RTSH, përfaqësues të ambasadës hungareze në Tiranë janë shprehur se nuk kanë ndonjë koment për këtë ngjarje. Megjithatë, zyrtarisht nuk ka një informacion të saktë për hyrjen e ish-kryeministrit maqedonas. Policia ka vijuar t’i qëndrojë versionit të dhënë një ditë më parë, se Gruevski ka dalë nga Shqipëria në datën 11 nëntor, nga Pika e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, dy ditë përpara se ai të shpallej në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-i i Maqedonisë.
Vetë Gruveski në një postim në rrjetet sociale, bëri të ditur se ka kërkuar azil politik në Hungari. Mbi të aktualisht është prerë një fletë arresti, pas akuzave për shpërdorim detyre.
Në maj të vitit 2018, gjykata themelore në Shkup, e dënoi Gruevskin me dy vite burg për shpërdorim detyre dhe blerjen e një makine tip Mercedes superluksoz me vlerë mbi 500 mijë euro, në kohën kur ishte kryeministër.

Sicred